Instalimi
Përdorni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (12) për të zgjedhur mënyrën e funksionimit të veglës elektrike.
- Për të ndryshuar mënyrën e funksionimit, shtypni butonin e lirimit (11) dhe rrotulloni çelësin e ndalimit të goditjes/rrotullimit (12) në pozicionin e dëshiruar derisa të klikojë me zë në vend.
Shënim: Ndryshoni modalitetin e funksionimit vetëm kur vegla elekrike është e fikur! Përndryshe, vegla elektrike mund të dëmtohet.

Pozicioni për shpimin me çekiç në beton ose gur

Pozicioni për shpim pa goditje në dru, metal, qeramikë, plastike si dhe për vidhosje
Ju mund të përdorni çelësin e drejtimit të rrotullimit (7) për të ndryshuar drejtimin e rrotullimit të veglës elektrike.Megjithatë, kjo nuk është e mundur kur shtypet çelësi i ndezjes/fikjes (9).
- Përdorni çelësin e drejtimit të rrotullimit (7) vetëm kur vegla elektrike nuk është në punë.
Gjithmonë vendosni drejtimin e rrotullimit për shpimin dhe shpimin me çekiç në drejtim të akrepave të orës.
- Rrotullimi në të djathtë: Për të shpuar dhe vidhosur vidhat, shtypni çelësin e drejtimit të rrotullimit (7) në të majtë aq sa mund të shkojë.
- Rrotullimi në të majtë: Për të liruar ose hequr vidhat dhe dadot, shtypni çelësin e drejtimit të rrotullimit (7) në të djathtë sa më shumë që të shkojë.
Shënim: Nëse drejtimi i çelësit të rrotullimit është në pozicionin e mesëm, çelësi i ndezjes/fikjes është i bllokuar.
- Për të ndezur veglën elektrike, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (9).
Drita e punës (13) ndizet kur çelësi i ndezjes/fikjes (9) shtypet lehtë ose plotësisht dhe mundëson që zona e punës të ndriçohet në kushte të pafavorshme ndriçimi.
- Për të fikur veglën elektrike, lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes (9).
Në temperatura të ulëta, vegla elektrike e arrin performancën e plotë të çekiçit/të goditjes vetëm pas një kohe të caktuar.
Ju mund të caktoni vazhdimisht nurmin e rrotullimeve/numrin e goditjeve në veglën elekrike kur është e ndezur, në varësi të asaj se sa shumë e shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (9).
Shtypje e lehtë në çelësin e ndezjes/fikjes (9) shkakton një numër rrotullimesh/numër goditjesh më të ulët. Me rritjen e presionit, rritet numri i rrotullimeve/i goditjeve.